Macron fton Benzeman dhe lojtarë të tjerë të dëmtuar në finale

Futboll

Macron fton Benzeman dhe lojtarë të tjerë të dëmtuar në finale

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 19:24
Macron fton Benzeman dhe lojtarë të tjerë të dëmtuar në finale

Karim Benzema është ftuar të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës 2022, siç raportoi Marca të enjten.

Didier Deschamps dha një përgjigje të ftohtë në dhomën e shtypit pas fitores ndaj Marokut, kur u pyet nëse Benzema kishte një shans të kthehej ose për të qenë në tribunë ose për të luajtur nëse ishte rikuperuar. “Pyetja tjetër,” u përgjigj ai thjesht.

RTL pretendon se është një ide që vjen nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ishte tashmë në gjysmëfinale dje dhe që njoftoi prezencën e tij në finalen kundër Argjentinës këtë  të diel në stadiumin Lusail.

Ideja e Macron nuk është vetëm të marrë Benzeman, por edhe të marrë grupin e lojtarëve të dëmtuar që kanë qenë në Katar ose që kanë munguar për shkak të dëmtimit, si Paul Pogba apo N’Golo Kante.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat