Gjenerata e artë e Prishtinës që garoi për pesë vite në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, edhe sot përmendet nga gjeneratat e vjetra dhe me krenari për lojërat që treguan.
Kujtohen shumë ndeshje të gjeneratës së artë, ndër to edhe ajo në Tuzëll kur i morën pikë në Tuzëll Sllobodës, me 8 maj (e diel) të vitit 1988 në kuadër të javës së 29-të.
Prishtina luftonte për ekzistencë por që nuk e siguroi, duke rënë nga liga së bashku me Sutjeskën e Nikshiqit.
Kujtim Shala shënoi në Tuzëll, ndërsa Isa Sadriu u shpall lojtar i ndeshjes sipas sportit të “Rilindjes”.
Shala në minutën e 16-të ka shënuar, duke e barazuar rezultatin (1:1).
Slloboda - Prishtina 1:1
Stadiumi "Tushanj" Tuzëll.
Shikues. 3.000.
Gjyqtarë: Joviq (Spliti), Sharac (Pançeva), Çirilloviq (Kragujevc):
Shënues: Millanoviq (14') - Shala (16').
Kartona të verdhë: Mërkiq, Beshireviq - Popuvac, Xh. Muriqi.
Slloboda; Haxhiq 6, Mërkiq 6, Toshiq 6, Millanoviq 7, Verllasheviq 7, Memisheviq 6, Mihiq 7, Millosheviq 6, Beshiroviq 6, Llukiq 6 (Stegmjajiq) dhe Kostiq 6 (Mostahiniq).
Prishtina: Shukri Paçarada 7, Gani Llapashtica 6, Isa Sadriu 8, Goran Popuvac 6, Sllavenko Kuzeleviq 5, Xhevdet Muriqi 6, Fahredin Duraku 5, Abdyl Bellopoja 7, Dragan Lepinjica 6 (Mensur Nexhipi 6), Dragi Kaliçanin 6 (Fadil Muriqi 6) dhe Kujtim Shala 6.