Collina cakton arbitrin Abdulrahman Al Jassim në krye të Kroaci - Marok

Futboll

Collina cakton arbitrin Abdulrahman Al Jassim në krye të Kroaci - Marok

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 21:35
Abdulrahman Al Jassim

Pas publikimit të arbitrit, të cilit do të drejtojë finalen e madhe të Kupës së Botës, më 18 dhjetor, tashmë është vendosur dhe emri i gjyqtarit që do të drejtojtë përballjen, për vendin e 3-të, Kroaci-Marok.

Collina ka caktuar arbitrin nga Katari, Abdulrahman Al Jassim në krye të grupit të abritrazhit në përballjen e datës 17 dhjetor.

Al Jassim do të mbështet nga Taleb Al Marri dhe Sooud Ahmed Almaqaleh, në krahët e fushës, ndërsa arbitri i katërt do të jetë braziliani Raphael Claus.

Në “zyrën” e VAR, drejtuesi do të jetë Julio Bascunnan, i cili do të mbështetet nga Pol Van Boeke dhe Bruno Pires, për pozicionet jashtë loje, ndërsa ndihmës i VAR do të jetë Armando Villarreal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat