Struga Trim Lum i ka planet e qarta

Futboll

Struga Trim Lum i ka planet e qarta

Nga: K. G. Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 22:35
Struga Trim Lum

Kampioni vjeshtor i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, e drejtuar nga trajneri Srgjan Zaharievski, gjendet në pushim.

Ky pushim do të zgjasë deri më 9 janar. 

Planet se si do të zhvillohen përgatitjet janë bërë, mbetet vetëm të detajohen.

Ndryshe, Struga TL do të bëjë një pjesë të përgatitjeve jashtë Strugës edhe këtë dimër.

Sa i përket afatit kalimtar dimëror, nuk ka dyshime. Struga TL do të bëjë gjithçka që të angazhojë të paktën 3-4 futbollistë cilësorë për të fituar titullin e kampionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat