Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, e pranon se ka mbetur i frustruar që nuk ishte pjesë e Kombëtares së Anglisë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Ish-futbollisti i Chelsea nuk ia doli të ishte në mesin e 26 lojtarëve në këtë Botëror, ku ‘Tre Luanët’ ditë më parë u eliminuan nga turneu më i madh në botën e futbollit.
“Ende jam i zhgënjyer që nuk shkova në Botëror, por futbolli është i tillë. Thjesht duhet të vazhdoj të punoj dhe të qëndroj i fokusuar te Milani”, tha Tomori.
Ai mendon se ky vit ka qenë i mirë për të dhe ‘Rossonerët’.
“Ka qenë një vit i mirë. Ne fituam Serinë A dhe mendoj se në aspektin invidual jam përmirësuar si lojtar”, theksoi Tomori.