Cedric Soares raportohet se është gati të largohet nga Arsenali, madje, qysh në afatin kalimtar të janarit.
Cedric ka bërë vetëm katër paraqitje për Arsenalin këtë sezon të garave, dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë larg ‘Emiratës’.
Mbrojtësi portugez sipas medieve është i përgatitur të largohet nga ‘Topçinjtë’ në muajin janar.
Menaxheri i Fulhamit, Marco Silva thuhet se është një fans i madh i bashkëkombësitë të tij, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për pjesën e dytë të garave.
Soares kërkohet edhe nga klubi i njohur spanjoll, Villareal.