Skuadra e Manchester United ka gati një plan konkret për t’u përforcuar në merkaton e janarit. Për këtë arsye, sipas të përditshmes britanike “The Sun”, klubi ka në dispozicion 200 milionë euro, për të bërë tri blerje “big”.
Bëhet fjalë për tri personazhe që shkëlqyen në botërorin Katar 2022. Ata janë holandezi Cody Gakpo (luan me PSV Eindhoven), amerikani Christian Pulisic (luan me Chelsea) dhe portugezi Gonçalo Ramos (luan me Benfica).
“Djajtë” kërkojnë të ndërtojnë që këtë sezon një ekip fitues, ndaj këto tri emra pritet t’i afrohen skuadrës shumë shpejt. Nëse këto transferime nuk finalizohen në janar, atëherë klubi do të synojë t’i mbyllë ato verën e ardhshme.
Nuk ka për të qenë aspak e lehtë për United të realizojë këto blerje pavarësisht fondit që ka në dispozicion. Konkurrenca për këto talente, sidomos poër Gakpo e Ramos është e madhe, pasi të gjithë duan t’i kenë në dispozicion.