Kroos tallet me rekordin e Kloses

Futboll

Kroos tallet me rekordin e Kloses

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 12:00
Kroos tallet me rekordin e Kloses

Toni Kroos vazhdojë të bëjë “zhurmë” përtej fushave të blerta në këtë fazë të Botërorit.

Edhe pse ai nuk u thirr nga Hansi Flik në përfaqësuesen e Gjermanisë sërish nuk ka qenë indiferent ndaj turneut.

Së fundmi Toni së bashku me vëllain e tij Feliks komentojnë paraqitjet e përfaqësueses në Botërore.

Por në episodin e fundit “madrileni” ka cekur edhe rekordin e golashënuesit, i cili korrespondon me një emër të njohur për të, madje ish-lojtarin me “Pancerat” përgjatë suksesit në “Brazil 2014”, Miroslav Klose: “Miro (Miroslav) shënoi 16 gola në Kupat e Botës, e cila i jep titullin e shënuesit më të mirë, por ai gjysmën e tyre e konkretizoi ndaj Arabisë në fitoren e thellë me shifrat 8-0”, ishin frazat e pohuara nga Kros.

Citimi 32-vjeçar vjen me nota ironike, aq më pak ndaj një lojtari, i cili cilësohet si emblemë në Gjermani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat