A do të bëhen befas shokë skuadre dy armiq?
Sipas gazetës angleze “Metro”, klubi i Granit Xhakës Arsenali thuhet se është i interesuar për nënshkrimin me lojtarin e Lazios, Sergei Milinkoviq-Saviq.
Lazio raportohet se kërkon 120 milionë franga, por në anën tjetër përflitet se skuadra italiane do të kënaqet me 80 milionë.
Granit Xhaka e Sergej Milinkoviq-Saviq me kombëtaret e tyre u përballen mes vete pak ditë me parë në Kupën e Botës në Katar.
Edhe pse lojtari i Lazios nuk ishte pjesë e incidentit, vëllai i tij Vanja e kapi për fyti Xhakën.
Arsenali nuk është i vetmi klub i interesuar për nënshkrimin me serbin, por edhe Juventusi, Chelsea dhe Manchester United.