Asi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është i lumtur tek gjiganti turk, Galatasaray.
Rashica, i cili verën që lamë prapa, iu bashkua klubit turk në formë huazimi nga Norëich City, tashmë ka filluar të lë gjurmë te Galatasaray.
Menaxheri i Rashicës, Aykut Erçetin, ka thënë se dëshira e sulmuesit është të qëndrojë në Stamboll, aty ku edhe familja e tij ndihet mirë dhe është e lumtur.
“Nuk e dimë ende se sa kërkon Norëich City për të ta lënë të lirë Rashicën, por do të bëhet e qartë me kohë.
Tifozët e Galatasarayt e duan Milotin dhe duan që ai të qëndrojë. Lojtari është, gjithashtu, shumë i lumtur këtu. Familja e tij, gjithashtu, e pëlqen këtë vend dhe ai dëshiron të qëndrojë”, ka deklaruar Erçetin.
26-vjeçari ka zhvilluar tetë ndeshje deri më tani me Galatasarayn, duke shënuar dy gola e asistuar në dy të tjerë.