Alarmohet Partizani, titullari i “demave” rrezikon derbin me Tiranën!
Andi Hadroj alarmon Partizanin. Mbrojtësi i djathtë la fushën për shkak të një lëndimi muskulor në pjesën e kofshës dhe i la vendin Zunës.
Ditën e sotme pritet të bëhet skaneri për të mësuar shkallën e dëmtimit, teksa shpresohet të mos jetë diçka serioze.
Jemi vetëm pesë ditë nga derbi dhe pukjani e rrezikon seriozisht praninë ndaj Tiranës.
Gjithsesi, për të konfirmuar gjithçka, duhet të presim ekzaminimet.