E ardhmja e sulmuesit 18-vjeçar Youssoufa Moukoko pritet të jetë në Premier League. Talenti i Borussia Dortmund dhe kombëtares gjermane ka tërhequr vëmendjen e dy prej skuadrave më të madh në Angli, Chelsea dhe Manchester United.
Këto skuadra janë gati të ofrojnë 20-25 milionë euro për ta marrë lojtarin që në janar. Kontrata e lojtarit skadon verën e ardhshme, çka do të thotë që më 1 korrik ai mund të largohet me koston zero nëse nuk rinovon.
Ndaj, Borussia është gati të negociojë me skuadrat angleze për të mundësuar transferimin e lojtarit që në janar.
Moukoko ka debutuar edhe me kombëtaren e të rriturve, duke luajtur në dy ndeshje. Këtë sezon, ai ka realizuar 6 gola në 14 ndeshje në Bundesliga.