Reprezentuesi francez Adrien Rabiot raportohet së preferon transferimin tek gjiganti spanjoll, Barcelona.
Rabiot duket se ka vendosur të largohet nga Juventusi. Francezi është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe PSG-n.
Por, siç raportojnë mediat e huaja, Rabiot dëshiron kalimin tek klubi i madh i La Ligës, Barcelona.
Francezi, i cili po shfaq formë të lartë me Kombëtaren e Francës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ka kërkuar largimin nga Torino dhe duket se francezi në fund të këtij sezoni, do të zbarkojë në ‘Camp Nou’.