Bukuria e klubit të futbollit Kosova Dusseldorf është se ka edhe ekipin e dytë, një shembull që duhet të ndiqet edhe në Kosovë.
Kjo po bëhet falë punës së palodhshme të presidentit të klubit, Bujar Neziri, me stafin.
E veçanta është se Kosova Dusseldorf II është shumë afër që të ngritet në Kreisliga B.
Djelmoshat e Kosovës II janë të motivuar për sfidën në udhëtim, ndaj SV Erkrath II.
“Ekipi ynë i dytë këtë të diele (12.45) zhvillon ndeshjen e fundit për këtë sezon dhe nëse e fiton këtë ndeshje kualifikohet në raundin e fundit për t’u ngritur në Kreisliga B i cili është edhe qëllimi ynë.
Djelmoshat tanë janë të motivuar për të dal me 3 pikë nga kjo ndeshje dhe të vazhdojnë drejt qëllimit të tyre.
Por për t’u bërë e mundur padyshim që na nevojitet edhe përkrahja juaj, andaj ju ftojmë në përkrahje të djelmoshave dhe ta përmbushim me sukses qëllimin tonë”, njofton FC Kosova II..