Sulmuesi holandez i Barcelonës, Memphis Depay raportohet se është në listën e klubit të madh turk, Galatasaray.
Reprezentuesi holandez në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me katalonasit, dhe sipas medieve spanjolle, e ardhmja e lojtarit do të jetë larg ‘Camp Nout’.
Galatasaray thuhet se është klubi i vetëm që është i gatshëm të paguajë çmimin për holandezin.
Megjithatë, oferta për të luajtur jashtë pesë ligave më të forta në Evropë, nuk e josh ish-yllin e Lyonit.
Ndryshe, Depay prej kohësh monitorohet edhe nga Manchester United, por ‘Djajtë e Kuq’ mësohet se nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin që kërkon Barcelona për sulmuesin e tyre.