Gjiganti i Premier League-s, Manchester United është duke e monitoruar sulmuesin francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Griezmann është duke treguar formë të lartë me Kombëtaren e Francës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Sipas ‘Mediafoot’, Man United janë duke monitoruar sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Menaxheri i skuadrës nga ‘Old Traffordi’, Erik Ten Hag beson se 31 vjeçari mund të luajnë në disa pozicione në skuadrën e tij.
Ten Hag është duke ndërtuar një skuadër të denjë për sezonin e ardhshëm, dhe Griezmann thuhet se është prioritet i strategut holandez.