Mema pas debutimit: Të gjithë maten me rezultate

Futboll

Mema pas debutimit: Të gjithë maten me rezultate

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 16:44
Mema

Ardian Mema ka debutuar sot si trajneri i Kastriotit me një fitore duke mundur 1-0 Vllazninë. Por tekniku kryeqytetas theksoi se kjo ishte më shumë meritë e lojtarëve dhe punës së paraardhësit të tij, Emiljano Çela.

“Të them të drejtën, nuk kam punuar gjatë me ekipin. Kjo është fitore e ekipit dhe jo e Ardit. Por duhet theksuar se na vuri në shumë momente në vështirësi Vllaznia. Ishte edhe si pasojë e dëmtimeve në ekip, se e kam gjetur me 3-4 lojtarë mangut.

Gjithashtu gjatë lojës kam aktivizuar lojtarë dhe i kam larguar se kemi dëmtime. Kjo është pika ku do të ndalem dhe shikoj me ekipin sidomos për vazhdimësinë.

Trajneri Çela realisht ka punuar mirë. Jemi shokë bashkë, e kam takuar para ndeshjes se m’u desh të merrja informacione për ekipin. Këto ditë që kam punuar, ekipi m’u përgjigj. Por e përsërit që është fitorja e ekipit dhe jo e Ardit, por po e marr unë 1% te goli.

Janë rezultatet e ekipit që përcaktojnë pozicionin e trajnerit dhe sportistëve. Lojtarët dhe trajnerët, komplet klubi, maten me rezultate dhe jo me fjalë”, tha Mema për “Oversport” pas duelit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat