Pas humbjes 4-0 ndaj Tiranës, Emiliano Çela dha dorëheqjen nga pankina e Kastriotit. Këtë lajm e bëri të ditur menjëherë pas ndeshjes përmes një deklarate për mediat.
Por sot Kastrioti arriti të marrë një fitore mininale ndaj Vllaznisë. Një ndër reagimet e para ka ardhur vetë nga ish-trajneri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Çela ka shpërndarë foton e ekipit me mbishkrimin “Heronj”.
Pavarësisht se nuk është më drejtuesi i tyre, duket se zemra e tij vijon të rrahë ende për ta.