Bylisi ka mposhtur Egnatian falë golit të Flamur Ruçit i cili ka reaguar pas përfundimit të sfidës.
Futbollisti ka humbur të vëllain vetëm pak ditë më parë dhe shpreh se sot golin ai dedikon atij.
“Ishte një ngjarje jo e lehtë dhe të gjithë e kemi përjetuar. I falënderoj të gjithë për mesazhet ngushëlluese që më kanë sjellë. Sot më ka ndihmuar ai nga lart dhe golin ia dedikoj atij.
Jam shumë i lumtur për golin por edhe për tre pikët, pasi kishim 7 javë që kishim marrë vetëm një pikë”, u shpreh Ruçi në një prononcim për “Oversport”.