Pasi u stërvit prej dy ditësh në qendrën stërvitore të Realit të Madridit, Valdebebas, për të ruajtur formën fizike, Critiano Ronaldo u largua nga kryeqyteti spanjoll këtë të premte dhe me aeroplan e tij privat, fluturoi për në Dubai.
Pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United dhe përfundimit të ëndrrës për të fituar Botërorin me Portugalinë, sulmuesi portugez,
37 vjeç, në këtë moment është duke vlerësuar propozimet për të vendosur hapin e radhës që do të hedhë në karrierë.
Gjatë pranisë së portugezit në Valdebebas, disa tifozë të Realit të Madridit tentuan t’i merrnin autografe ose të bënin foto me golashënuesin më të mirë në historinë e klubit (451 gola të shënuar në 438 ndeshje për klubin mbretëror).