Franca në alarm, 14 mijë oficerë policie në gatishmëri për finalen...

Futboll

Franca në alarm, 14 mijë oficerë policie në gatishmëri për finalen...

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 23:10
Franca në alarm

Franca në alarm, 14 mijë oficerë policie në gatishmëri për finalen e së dielës.

Autoritetet franceze nuk e kanë ulur vigjilencën në prag të finales së Botërorit, kundër Argjentinës, që do të zhvillohet të dielën në stadiumin Lusail.

Nëse gjatë gjysmëfinales me Marokun u angazhuan 10 mijë policë, të dielën numri i forcave të rendit në gatishmëri në pikat kyçe të kryeqytetit Paris do të jetë 14 mijë.

Kujtojmë që një person humbi jetë gjatë trazirave që u shkaktuan pas gjysmëfinales Francë – Marok, e fituar 2-0 nga “Gjelat”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat