Lineker në mbështetje të Southgates

Futboll

Lineker në mbështetje të Southgates

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 23:26
Southgate

Lineker në mbështetje të Southgate si trajner te Anglia!

Gary Lineker ka shprehur dëshirën që Gareth Southgate të qëndrojë si trajner i Anglisë.

"Unë shpresoj që Gareth të qëndrojë. Mendoj se është e drejtë që vendimi të jetë në dorën e tij.

“Ai ka bërë një punë vërtet të mirë, duhet të mendoni se ku ishim disa vite më parë", ka thënë Lineker për "BBC Sport".

"Është shumë e lehtë të gjykosh, por Kupat e Botës nuk janë liga. Në një ligë, skuadra më e mirë fiton gjithmonë. Në një Kupë Bote, ka nokaut."

Anglia pavarësisht se pati performancë të mirë në fazën grupore, pësoi nga Franca në çerekfinale në një ndeshje që përfundoi me rezultat 2-1 dhe ku anglezët shënuan vetëm përmes penalltisë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat