Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi ka dhënë një intervistë në Radio Monte Carlo, duke konfirmuar se “Leo Messi është shumë i lumtur te PSG.
Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë”. Kreu i klubit parizien tha më tej se “do të diskutojmë pas Botërorit”.
Drejtuesit e PSG-së nuk duan ta ngacmojnë për të ardhmen “yllin” argjentinas në momentin kur është i fokusuar 100% në trofenë që i mungon palmaresit të tij.
Argjentinasi ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ideja është që të paktën ta zgjasë marrëdhënien deri në vitin 2024. Siç raportohet nga “MARCA”, ideja e Messit është të presë deri pas Kupës së Botës për të vendosur më pas për atë që do të bëjë gjatë viteve të ardhshme.