Joao Felix dhe Cunha iu ofruan Chelseat

Futboll

Joao Felix dhe Cunha iu ofruan Chelseat

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 00:26
Joao Felix dhe Cunha

Joao Felix dhe Matheus Cunha mund të kalojnë në ‘Stamford Bridge’.

Sipas ‘Evening Standard’, Atletico Madrid i është afruar Chelseat për t’u ofruar atyre Matheus Cunha dhe Joao Felix në janar.

Skuadra e ‘Stamford Bridge’ është në treg për një sulmues të ri dhe Felix i Portugalisë mund të jetë njeriu për të zgjidhur problemet e tyre, ndërsa Cunha ka tërhequr interes nga vende të tjera në Premier Ligë.

Mbetet të shihet nëse do ndodh lëvizja e tyre drejt ‘Bluve të Londrës’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat