Al Khelaifi i qetë: Lionel Messi është i lumtur në Paris

Futboll

Al Khelaifi i qetë: Lionel Messi është i lumtur në Paris

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 11:36
Messi

Presidenti i PSZH-së, Al Khelaifi ka dhënë një intervistë në “Radio Monte Carlo”, duke konfirmuar se “Leo Messi është shumë i lumtur te PSZH. Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë”.

Kreu i klubit parizien tha më tej se “do të diskutojmë pas Botërorit”. Drejtuesit e PSZH-së nuk duan ta ngacmojnë për të ardhmen “yllin” argjentinas në momentin kur është i fokusuar 100% në trofenë që i mungon palmaresit të tij.

Argjentinasi ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ideja është që të paktën ta zgjasë marrëdhënien deri në vitin 2024.

Siç raportohet nga “MARCA”, ideja e Messit është të presë deri pas Kupës së Botës për të vendosur më pas për atë që do të bëjë gjatë viteve të ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat