KF Ropalca ka startuar me fitore në turneun e dytë me radhë Arena Cup në fshatin Hotël të Komunës së Likovës, duke marrë një fitore spektakolare 3:1 ndaj Likovës.
3 pikë të merituara për ekipin e trajnerit Suhejb Jashari që zhvilloi një duel mjaft të mirë, në ndeshjen e parë të grupit D, ku bëjnë pjesë edhe Aron Grup e Kosova.
Golat i kanë shënuar Shqiprim Brahimi, Anton Uka dhe Jakup Ramadani, kurse Gazmend Osmani për LIkovën.
Ekipi i Ropalcës është i përbërë nga lojtarë nga Kosova dhe Maqedonia.