Kah po shkon Mourinho

Futboll

Kah po shkon Mourinho

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 11:52
Mourinho

Jose Mourinho është në krye të listës për të zëvendësuar të shkarkuar in Fernando Santos në stolin e kombëtares së Portugalisë.

Atij iu ofrua roli për të drejtuar Romën dhe në të njëjtën kohë dhe kombëtaren luzitane, me federatën portugeze që ishte e gatshme të bënte çmos për të arritur te marrëveshja me 59-vjeçarin.

Gjithsesi duket se mediat italiane kanë një tjetër përgjigje të cilat thonë se Murinjo e ka refuzuar këtë ofertë dhe për të zëvendësuar Santos në krye do të vijë trajneri i kombëtares U21, Rui Horge.

“La Gazzetta dello Sport” thekson se portugezi është i përqendruar vetëm te Roma dhe se do të respektojë kontratën që e mban atë në krye të verdhekuqëve deri në vitin 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat