Me atë gol të shënuar ndaj Marokut, 24-vjeçari Randal Kolo-Mouani dërgoi Francën për të 2-tën herë rradhazi në finalen e Kupës së Botës.
Në prag të ndeshjes së nesërme me Argjentinën, anësori i sulmit të Eintracht Frankfurt ka folur për përballjen me Lionel Messit.
“Unë kam luajtur tashmë kundër tij në Nantes dhe kjo nuk e ndryshoi jetën time.
Nuk mendoj se do të ndryshojë tani. Por ai është një lojtar i madh”,- tha Kolo-Muani.