Ish-sulmuesi i njohur anglez, Piter Krauç, ka zgjedhur të flasë për kohën kur ai ishte pjesë e Liverpulit, duke hedhur nota humori për ish-trajnerin e tij, Rafa Benitez.
I ftuar në një emision, së bashku me Xho Kol, ai foli se si aty bënin lojën e “Babagjyshit Sekret” dhe se çfarë dhurate i bëri ish-trajnerit të tij.
Kur isha te Liverpuli luanim lojën e ‘Babagjyshit Sekret’ dhe mua më ra Rafa Benitezi. Unë i bleva atij librin e Zhoze Murinjos, ishte një guidë si të fitoje kampionatin”, u shpreh Krauç.
Menjëherë pas kësaj, u hodh Xho Kol, duke thënë: “Ai sigurisht që nuk e lexoi”.