Kroacia e treta, Maroku i katërti
![](/media/botasot.info/images/2022/December/17/auto_61671296060.jpg)
Kroacia është fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në futboll.
Kroacia ka treguar lojë më të mirë dhe e ka gjunjëzuar me rezultat 2:1 Marokun, në ndeshjen që u zhvillua në Doha të Katarit.
Është medalja e tretë që prej se ekziston shteti kroat, medaljen e parë të bronztë e fituan në vitin 1998 në Francë (me selektor Mirosllav Çiro Bllazheviqin), të argjendtën në vitin 2018 në Rusi (selektor Zllatko Daliç) dhe të bronztën sot në Katar (selektor Zllatko Daliç).
Ardian Kozniku është shqiptari i parë që me kroatët ka përqafuar medaljen e bronztë në vitin 1998.
Në minutën e 7-të, Kroacia Joshko Gvardiol nga rreth 11 metra me kokë mposht portierin maroken, Bono.
Gëzimi ishte jetëshkurtër pasi që marokenët kundërpërgjigjen menjëherë në minutën e 9-të.
Futbollisti Achraf Dari nga afërsia realizon me kokë për rezultatin 1:1.
Kroacia ka treguar lojë më të mirë dhe si rezultat i kësaj shënuan edhe golin e dytë duke iu falënderuar Mislav Orshiq.
Ai nga rreth 13-14 metra, në një pozitë si anash ka shënuar supergol në këndin e majtë të portës, ku topi godet shtyllën dhe futet në rrjetë në minutën e 42-të.
Pjesa e dytë dinamike, një Kroaci e rrezikshme por edhe Maroku pati mundësitë e veta.
Në minutën e 47-të, Maroku me fat, goditja e Orshiçit nga 17 metra shkoi përskaj shtyllës së djathtë.
Futbollisti Youssef En Nesyri (Marok) në minutën e 75-të pati rast ideal por portieri Dominik Livakoviq reagon për mrekulli duke shpëtuar portën e tij.
Tre minuta pa përfunduar takimi, Kovaçiç nga afërsia e në pozitë ideale gjuan në shtyllën e dytë dhe topi shkoi jashtë portës.
Në minutën e 90+5, En-Nesyri i pafat, me kokë gjuajti mbi portë.
Kroatët festojnë triumfin dhe që fituan medaljen e bronztë, ndërsa Maroku ka arritur suksesin më të madh në histori të shteteve afrikane, duke përfunduar në pozitën e katërt në Kampionatin Botëror, por i pafat që të kthehet me medalje në vendin e tyre.
Kroacia - Maroku 2:1
Stadiumi "Khalifa International" në Doha.
Gjyqtar: A. Al Jassim (Katari).
Shënues: Gvardiol (7'), Orshiç (42') - Dari (9').
Kartona të verdhë: Ounahi, Amallah..
Kroacia: Livakovic; Stanishiq, Sutalo, Gvardiol, Perishiq; Modriç, Kovaçiç, Majer (Pashaliç 66'); Kramariç (Vllashiç 61'), Livaja (Petkoviç 66'), Orshiç (Jakiç 90+5').
Maroku: Bono; Hakimi, Dari (Benoun 64'), El Yamiq (Amallah 67'), Attiat-Allah; Sabiri (Chair 46'), El Khanouss (Ounahi 56'), Amrabat; Ziyech, En-Nesyri, Boufal (Zaroury 64').