Etrit Berisha është një nga legjionarët që pritet të ndryshojë ambient në merkaton e janarit. Gardiani i kombëtares nuk ka pasur hapësira te Torino dhe kërkon ta ndryshojë situatën për t’u rikthyer protagonist. Klubi i ri duket se jo domodosmërisht duhet të jetë në Serie A, edhe pse për agjentin e Berishës, Federico Pastorello, portieri meriton të luaj në elitën italiane.
“Merkato për portierët është ekstremisht e vështirë, pasi një klub e merr një portier vetëm në momentin kur ka nevojë.
Ndërkohë, në rastin e një mbrojtësi, mesfushori apo sulmuesi, një skuadër i merr edhe për të kompletuar grupin. Kështu, situata për portierët është e ndryshme dhe rrallë ndodh që një klub të mos ketë një titullar fiks. Mendoj se nga ana teknike, Berisha meriton të luaj në Serie A.
Duhet të theksoj se sjellja e Torinos na ka surprizuar pasi sezonin e fundit Berisha luajti dhe bëri paraqitje pozitive e në këtë formë, priste që të kishte të paktën mundësinë për të rivalizuar për një fanellë titullari.
Kjo nuk ndodhi dhe po punojmë të gjejmë një mundësi tjetër, të shohim nëse do të gjejmë një klubi në Itali apo edhe jashtë”, u shpreh Pastorello.