Brazilianët divorcohen më shumë pas eliminimeve nga Botërori!
Një studim interesant është kryer nga Kolegji Natorial në Brazil, teksa është dalë në konkluzion se numri i çifteve që divorcohen rritet ndjeshëm pas eliminimit të kombëtares së Brazilit nga Botërori. Hulumtimi mblodhi të dhëna midis 2010 dhe 2018.
Eliminimi ndaj Kroacisë në çerekfinalen e Botërorit të këtij viti nuk është përfshirë ende në sondazh, por duhet të shpallet në muajt në vijim.
Kjo tregon se tifozët brazilianë janë shumë të lidhur më kombëtaren e tyre, teksa gjatë Botërorit, partnerja e tyre kalon në plan të dytë, duke shkuar kështu drejt një divorci të mundshëm.