Veprim i mençur i drejtuesve të klubit të futbollit Ferizaj, në krye me Lulzim Abazin, vazhdojnë me trajnerin kroat Andrej Panadiç.
Ferizajasit e kanë kuptuar se ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve i çon në humnerë dhe vendosen që të vazhdojnë me trajnerin kroat.
“Tashmë edhe zyrtarisht ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me trajnerin kroat, Andrej Panadiç.
Kontrata pritet të nënshkruhet ditën e hënë, kur edhe do të rikthehet në Kosovë trajneri i mirënjohur, Panadiç.
Pavarësht që rezultatet nuk ishin ato që i kemi pritur, ne ishim e jemi të kënaqur me punën shumë profesionale që Panadiç e bëri për dy muaj të sezonin vjeshtor.
Besojmë fuqishëm se së bashku do t’i arrijmë qëllimet tona!”, njofton FC Ferizaj.