Skandal i madh në tunel pas ndeshjes Kroaci - Maroku

Futboll

Skandal i madh në tunel pas ndeshjes Kroaci - Maroku

Nga: K.G. Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 23:07
Hakim

Në ndeshjen për vend të tretë të Kupës së Botës, Kroacia e mundi Marokun me rezultat 2:1.

Pas ndeshjes, në tunelin e stadiumit ka ndodhur një incident i madh, për të cilin po gumëzhin e gjithë bota e futbollit.

Përkatësisht, njëri prej futbollistëve më të mirë të Marokut, Ashraf Hakim, i është afruar njeriut të parë të shtëpisë botërore të futbollit, transmeton holandezja “NOS”.

I indinjuar nga arbitrimi i dobët në ndeshjen e sotme, Hakimi ka nxjerrë inatin ndaj Gianni Infantino.

“Ai qëndroi menjëherë përballë Infantinos, ishte me fytyrë më pak se pesë centimetra larg.

Me një ton të ngritur, ai u tërbua, e gjitha për shkak të arbitrit. Ishte e dhimbshme të shikoje”, - zbuloi gazetari Tom Eggers, i cili ishte dëshmitar i incidentit.

Fatmirësisht situata u qetësua dhe më pas Infantino doli në fushë për të ndarë medaljet e bronzta për futbollistët kroatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat