Real Madridi në gjah të Neymarit të ri

Futboll

Real Madridi në gjah të Neymarit të ri

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 11:05
Vitor Roque. 

Real Madridi është duke vazhduar kërkimin e tij në Brazil për talente të reja  

Destinacioni i Real Madridit në Brazil është duke vazhduar në kërkim që të gjejnë sa më shumë talente. 

Kështu, pas transferimit të Endrick, që konsiderohet një ndër talentet më të mira e që u bë një transfer ashtu si Vinicius, Rodrygo dhe Reiner që ju bashkuan Los Blancos, një tjetër talent tani është në radarin e tyre. 

Sipas raporteve të bërë nga ge.globo, Madridi, janë duke e monitoruar një tjetër sensacion brazilian, që disa muaj tanimë, i cili quhet  Vitor Roque. 

Los Blancos kanë dërguar disa skatu që janë duke e monitoruar zhvillimin e tij. 

Ende nuk ka ndonjë propozim zyrtar që i është bërë skuadrës së tij, Athletico Paranaense, por klauzola e kësaj skuadre për talentin për skuadrat nga Europa është 100 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat