Manchester United synon të vijojë me ripërtëritjen e skuadrës

Futboll

Manchester United synon të vijojë me ripërtëritjen e skuadrës

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 11:53
Manchester United

Manchester United synon të vijojë me ripërtëritjen e skuadrës edhe në verën e ardhshme me “Djajtë e Kuq” dhe trajnerin Erik ten Hag që kërkojnë me çdo kusht të nisin një cikël të ri, pikërisht duke transferuar futbollistë në moshë të re dhe me shumë talent.

Sipas asaj që shkruhet në shtypin britanik, United do të rikthehet edhe më fuqishëm se verën e shkuar për Frenkie De Jong. Holandezi e refuzoi hapur klubin anglez duke theksuar në më shumë se një rast dëshirën e tij për të qëndruar te Barcelona, megjithatë United nuk është dorëzuar dhe pretendon se me ofertën e duhur, mesfushori do të pranojë transferimin në “Old Trafford”.

Nga ana tjetër, klubi po mendon edhe për talentin anglez Jude Belligham.Ky i fundit është një prej emrave më të lakuar të merkatos me talentin e Borussia Dortmund që u konfirmua edhe në Botërorin e Katarit me fanellën e “Tre Luanëve”.

Prej kohësh, Real Madrid e Liverpool po bëjnë sondazhe për 19-vjeçarin, megjithatë tashmë United i ka hapur luftë këtyre klubeve ndërsa për goditjen e dyfishtë, De Jong, Bellingham drejtuesit kanë gati 200 milionë sterlina.

Nëse ia dalin të transferojnë lojtarët, atëherë padyshim që mesfusha e Djajve të Kuq do të ishte për t’u pasur zili pasi bëhet fjalë për lojtarë klasi pa harruar që në organikën e Ten Hag aktualisht janë edhe emra si Bruno Fernandes apo Casemiro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat