Sulmuesi e ka mbyllur përfundimisht me kombëtaren?

Futboll

Sulmuesi e ka mbyllur përfundimisht me kombëtaren?

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 12:33
Sulmuesi e ka mbyllur përfundimisht me kombëtaren?

Karim Benzema dhe Didier Deschamps kanë ndërprerë edhe një herë një marrëdhëniet, që dukeshin, të paktën nga jashtë, se ishin rivendosur me rikthimin e sulmuesit të Realit në kombëtare në qershor 2021. Sipas “L’Équipe”, Benzema nuk ka komunikuar më me stafin mjekësor të skuadrës që kur u largua nga Doha më 20 nëntor për shkak të një dëmtimi që e pengoi të luante në Kupën e Botës. Edhe nëse trajneri rinovon pas turneut, diçka që nuk përjashtohet, është në pikëpyetje të madhe grumbullimi i tij te Franca në vazhdim.

Që nga lëndimi i Benzemasë, ka pasur shumë pyetje jashtë Francës. Duke mos marrë një zëvendësues, u përfol se fituesi aktual i Topit të Artë, për faktin e thjeshtë të vazhdimit në skuadër për ndeshjet e Kupës së Botës, si Lucas Hernández, i dëmtuar në ndeshjen e parë, mund të kthehet në Katar nëse shërohet plotësisht. Me tonin e tij klasik ironik, Deschamps nuk iu përgjigjej një pyetjeje të vetme në lidhje me të. Për më tepër, Federata, sipas “L’Équipe”, nuk mendoi kurrë ta thërriste.

Lojtari i Real Madridit gjithashtu dëshironte të rikuperohej nga lëndimi i tij në Katar dhe të mos kthehej në Madrid. Megjithatë, mesazhi i Deschamps ishte i qartë që në fillim. Tekniku 54-vjeçar po vriste dy zogj me një gur duke mos u marrë me Benzemanë. Giroud, i cili humbi shumë hapësira që nga rikthimi i Benzemasë në qershor 2021, rifitoi gjithçka në Katar dhe Griezmann u bë lider i ekipit. Edhe pse askush nuk ka guxuar të flasë publikisht, në Francë flitet për lojtarë që ndihen më rehat pa Benzemanë.

Njerëzit pranë Benzemasë, prania e të cilit në finale këtë të diel praktikisht është e përjashtuar, nuk e kuptojnë sesi Deschamps e ka menaxhuar dëmtimin. Me fjalë të tjera, mund të pritej një javë për të përcaktuar nëse mund të kishte minuta në fazën finale, që ishte qëllimi i francezit.

Një marrëdhënie mes Benzemasë dhe Kombëtares që mund të komplikohet në rast se Deschamps rinovohet. Trajneri mund të vazhdojë deri në vitin 2024 dhe më pas mund të marrë vendimin që të mos e thërrasë sulmuesin, që, pavarësisht se së fundmi ka fituar Topin e Artë, është thuajse 35-vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat