Argjentina fiton me penallti
![](/media/botasot.info/images/2022/December/18/auto_21671387091.jpg)
Argjentina është kampion i ri i botës! Lionel Messi më në fund ka fituar trofeun që i ka munguar shumë, titullin e botës me Argjentinën.
Argjentina ka shënuar fitore pas penalltive me rezultat 4:2 ndaj Francës, në finalen që u zhvillua në stadiumin "Lusail Iconic" në "Lusail.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2), pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta (3:3).
![Image](/media/botasot.info/images/2022/December/18/auto_111671386200.jpg)
Ky është titulli i tretë në histori për argjentinasit.
Argjentina - Franca 3:3 - 4:2 me penallti
Shënues; Messi (23' - nga penalltia e 109'), di Maria (36') - Mbappe (80' - nga penalltia e 81' dhe 118'-nga penalltia).
Kartona trë verdfhë: Fernandez, Montiel, Paredes - Rabiot, Thuram.
Argjentina: Martinez; Molina (Montiel 91'), Romero, Otamendi, Tagliafico (Dybala 120-1’); De Paul (Paredes 102'), Enzo Fernandez, Mac Allister (Pezzella 116'); Di Maria (Acuna 64'), Messi, Juliáan Alvarez (Martinez La 102').
Franca: Lloris; Kounde (Disasi 121’), Varane (Konate 113'), Upamecano, T. Hernandez (Camavinga 71'); Tchouameni, Rabiot (Fofana 90+6'), Griezmann (Coman 71'); Dembele (Kolo Muani 41'), Giroud (Thuram 41'), Mbappe.
Në një atmosferë drithëruese, ku finalen e shikuan 88.966 shikues, panë një finale të madhe, për infarkt.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/December/18/auto_11671387096.jpg)
Di Maria
Messi, di Maria, Alvarez, gjithnjë të rrezikshëm për portën e Francës. Pjesa e dytë gjithçka ka ndryshuar. Kylian Mbappe, një lojtar sikur bishë, që me dy golat e tij e futi në panik Argjentinën.
Argjentina ka avancuar me rezultat 2:0 por përmbyset në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt, duke u barazuar rezultati (2:2).
Dembele në minutën e 22-të, ka shkaktuar penallti duke e penguar di Marian.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/December/18/auto_41671387104.jpg)
Në minutën e 23-të, Lionel Messi i pagabueshëm nga penalltia, 1:0. Messi gjuan në krahun e majtë e përtoke dhe Lloris shkon në të djathtë.
Alexis Mac Allister ka asistuar për mrekulli, ndërsa Angel di Maria nga afërsia shkund portën e Llorisit, 2:0 në minutën e 36-të.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/December/18/auto_21671387516.jpg)
Argjentina nuk i ka shfrytëzuar dy raste në 17 minutat e parë të pjesës së dytë.
Në minutën e 59-të, Alvarez në pozitë të mirë por portieri Alvarez për mrekulli ka reaguar dhe shpëton portën. Në minutën e 61-të, Messi në pozitë të volitshme por gjuajti jashtë shtyllës së majtë.
Franca zgjohet nga gjumi në 12 minutat e fundit, duke treguar lojë të madhe.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/December/18/auto_ecf20f22eb598dc4920a041d7cebbeb6o21671387150.jpg)
Në minutën e 79-të, zëvendësuesi Kolo Muani pengohet nga Otamendi dhe penallti.
Kylian Mbappe i pagabueshëm nga penalltia, 2:1 në minutën e 80-të.
Nuk kaloi asnjë minutë (81’), Mbappe brenda 16-shit, ka shënuar me volej dhe ka barazuar rezultatin (2:2).
Në minutën e 90+7, Messi nga 17-18 metra gjuan furishëm por portieri Lloris me reagim bravuroz.
Vazhdimet dy herë nga 15 minuta, një Argjentinë e frikshme dhe një Messi i çartur.
Në minutën e 105-të, zëvendësuesi Lautaro Martinez nga afërsia humb një rast që nuk humbet, goditja e tij bllokohet nga një mbrojtës francez.
Në minutën e 105+1, Lautaro Martinez sërish në pozitë ideale, por gjuan jashtë shtyllës së djathtë të Francës.
Lionel Messi në minutën e 107-të, godet nga distanca megjithatë Lloris nuk befasohet.
Në minutën e 109-të, thajse ekspolodit LIonel Messi ka shënuar golin e dytë të tij personal, nga afërsia për 3:2 për Argjentinën.
Në minutën e 116-të, penallti për Francën. Kylian Mbappe ka realizuar nga penalltia, duke kompletuar het – trik-un, 3:3.
Penalltitë, për Argjentinën shënuan: Messi, Dybala, Paredes, Montiel dhe për Francën realizuan: Mbappe, Kolo Muani; dështua Coman, Otamendi.
Argjentina kampin i ri i botës.