Kupa e Botës në futboll do të mbahet mend për ngjarje të shumta. Nga eliminimi i kombëtareve të forta nga gara për tre vendet e para, te tifozët e bukur, japonezët që pastronin stadiumet pas ndeshjeve, por edhe futbollistët mahnitës të kombëtares marokene, të cilët gjithsesi humbën vendin e tretë për kroatët.
Por mund të themi me siguri se fotoja që ka shënuar Botërorin është foto e futbollistit të kombëtares marokene, Achraf Hakimi me nënën e tij.
Pas fitores, Hakimi shkoi te mamaja e tij që ishte në tribunë dhe e përqafoi.
E tani në rrjetet sociale janë shfaqur foto që tregojnë se nënë e bir kanë bërë muralin e tyre.
– Nënat bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre, ikin nga abuzimi i partnerit, ikin nga shteti, punojnë dyfish më shumë, marrin forcë për familjen. Pavarësisht se ku janë në botë, ajo do të jetë gjithmonë një nënë që jep gjithçka për fëmijën e saj dhe kjo shënon përgjithmonë fatet e tyre dhe çfarë do të jenë kur të rriten, thuhet në përshkrimin e fotos.