Trajneri i njohur kosovar, Armend Dallku është i ftuar sonte në emisionin special kushtuar Botërorit, “Favoriti”.
Ai analizoi finalen mes Argjentinës dhe Francës, teksa u shpreh se Argjentina luajti kundër kontinentit afrikan, pasi që shumica e startuesve kanë origjinë nga vendet afrikane.
“Jam gëzu shumë për Messin me fitimin e titullit. E kanë dashtë të gjithë.
Me u kurorëu në këtë moshë me kampion bote. Argjentina luajti kundër kontinentit afrikan. Asnjë francez nuk e mori përgjegjësinë me gjuajt penalltinë”, tha Dallku.