Futbollisti më i mirë në botë, LIonel Messi, është sikur në qiellin e shtatë për shkak se ka fituar edhe trofeun që shumë i mungonte në vitrinën e tij, titulli i kampionit të botës.
Ai sot me Argjentinën, triumfuan me penallti me rezultat 4:2 ndaj Francës, në një finale të çmendur dhe fituan titullin e botës.
Messi u largua me titullin e Kupës së Botës dhe i dha fund çdo debati se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Pas fitimit të trofeut ai tha se nuk do të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës.
“Kjo është thjesht e mahnitshme. E dija që Zoti do të më jepte këtë kupë, isha i sigurt. Kjo është një kënaqësi e madhe për ne.
E kisha këtë ëndërr të madhe për një kohë të gjatë. Doja ta mbyllja karrierën time duke fituar Kupën e Botës.
Nuk mund të kërkoj më shumë se kaq. Jo, nuk do të tërhiqem nga kombëtarja. Dua të vazhdoj të luaj si kampion bote në Argjentinë”, tha Messi pas finales.