Futbollisti Ron Raqi nuk është pjesë e klubit Trepça ’89 nga Mitrovica.
Lajmi bëhet i ditur përmes një postimit në faqen zyrtare të klubit.
“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.
Ronit i urojmë shumë fat dhe suksese në karrierë, gjithashtu e falënderojmë për angazhimin dhe disiplinën gjatë këtyre 6 muajve si pjesë e Minatorëve", njofton FC Trepça ’89.