Ancelotti trajner te Brazili? Tekniku italian i jep fund dilemave

Futboll

Ancelotti trajner te Brazili? Tekniku italian i jep fund dilemave

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 09:23
Carlo Ancelotti

Kohët e fundit, që pas largimit të Tite si trajner i kombëtares braziliane, është përfolur se Brazili është në kërkim të Ancelottit si trajner i tyre.

Duke folur për “Radio Anch’Io Sport” në “Radio1”, Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me zërat për të ardhmen e tij në krye të një ekipi kombëtar.

“Të drejtoj Brazilin? Nuk e di të ardhmen, jetoj nga dita në ditë. Jam i lumtur dhe ndihem mirë këtu, kemi ende shumë synime për të arritur.

Ka kohë për të menduar për të ardhmen. Kam një kontratë që përfundon në vitin 2024 dhe nëse Reali nuk më largon, nuk do të largohem”, ka thënë Ancelotti, trajneri i Real Madrid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat