Argjentina u bë kampione e botës për herë të tretë, pasi mbrëmë e mposhti Francën në penallti.
Vëmendja gjatë gjithë ndeshjes ishte te Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.
Të dytë e ‘provokuan’ njëri-tjetrin në momentin e shënimit të golave.
Messi në fund u shpall lojtari më i mirë i kampionatit, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar katër të tjerë.
Ndërkohë, Mbappe u shpall golashënuesi më i mirë me tetë gola të shënuar.