Prej ditësh përflitet se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Brazilit edhe pse kjo kandidaturë nuk pëlqehet nga të gjithë, pasi ka nga ata që duan trajner vendës. Gjithsesi, është vetë trajneri italian ai që ka vënë “pikat mbi i”, duke sqaruar situatën.
“Se çfarë do të më rezervojë e ardhmja, unë nuk e di, pasi jetoj ditë pas dite.
Tani për tani ndihem mirë në Madrid, kemi ende shumë objektiva për të arritur këtë sezon. do të kemi kohë për të menduar për të ardhmen time”, u shpreh Carlo Ancelotti.
“Unë kam një kontratë me Real Madrid që skadon në më 30 qershor të vitit 2024. Unë kam dëshirë ta respektoj kontratën, por nëse Real dëshiron të më largojë atëherë iki. Unë nuk do të lëviz deri në atë datë”, tha Ancelotti për mediat italiane, duke konfirmuar dëshirën se do të qëndrojë në Madrid.