Kapiteni i Kombëtares U-17 të Shqipërisë, Orgito Ruci, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë teksa është transferuar në klubin e njohur italian Xhenoa.
Ruci në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë të Olimpiakosit, ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Ai aktivizohet në rolin e mesfushorit të qendrës dhe është vetëm 17-vjeç.
Talenti kuqezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Ai është prezantuar sot në klub teksa është shfaqur përkrah menaxherit shqiptar Angjelos Veizi.
Me fanellën e Kombëtares U-17 numëron 4 paraqitje ndërkohë që është aktivizuar edhe 2 ndeshje me Shqipërinë U-18.