​Livakovic drejt gjigantit italian

Futboll

​Livakovic drejt gjigantit italian

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 08:51
​Livakovic drejt gjigantit italian

Dominik Livakovic ishte njëri nga emrat që shkëlqeu në Kampionatin Botëror të futbollit që u zhvillua në Katar duke e ndihmuar Kroacinë që të zë vendin e tretë.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse, e ardhmja e tij padyshim se do të jetë në ndonjërën prej skuadrave të mëdha evropiane.

“Sipas “Tuttomeractoëeb” , heroi kroat i Kupës së Botës, po tërheq interes nga Juventusi.

Gardiani kroat e udhëhoqi vendin e tij në një tjetër gjysmëfinale me performancë shembullore në penallti kundër Brazilit në Katar.

Dhe që atëherë, çmimi i Livakoviçit është ngritur në qiell me Juventusin që kërkon të përfitojë nga kjo mundësi.

“Zonja e Vjetër” po kërkon pasardhësin e Szczesny dhe ata mendojnë se Livakovic mund të jetë një kandidat ideal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat