Liria prezanton dy transferimet e para të afatit dimëror

Futboll

Liria prezanton dy transferimet e para të afatit dimëror

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:30
Liria prezanton dy transferimet e para të afatit dimëror

Ende pa nisur zyrtarisht afati kalimtar dimëror, FC Liria bënë dy transferimet e para. 

Skuadra e Ligës së Parë ka nënshkruar me ish-futbollistët e Drenasit, mesfushorin Qemail Elshani dhe portierin Amrush Bujupi,

“Ne, po vazhdojmë të rrisim cilësinë në ato pozita, ku kemi nevoj të forcohemi, me qëllim kthimin në Superligë. Jemi të lumtur për këto transferime”, ka thënë drejtori i klubit, Enis Gashi, pas nënshkrimit të kontratave.

Gjithashtu, Gashi ka paralajmëruar edhe risi të tjera te prizrenasit.

Liria e ka përfunduar stinorin vjeshtor në vendin e katërt të Grupit A në Ligën e Parë, me 24 pikë pas 14 ndeshjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat