Barcelona është e hapur të presë ofertat për Ez Abde në janar, raportojnë mediat spanjolle.
Anësori aktualisht është duke luajtur te Osasuna në formë huazimi, por Barça është e hapur për shitjen e lojtarit qysh në afatin kalimtar të dimrit.
Abde është duke u kërkuar nga disa klube të Premier League-s dhe Bundesligës gjermane, derisa katalonasit thuhet se kërkojnë 20 milionë euro për Abde.
Ndryshe, edhe vet lojtari siç raportohet, dëshiron të largohet nga ‘Camp Nou’ pasi nuk dëshiron që sërish të huazohet pas marrëveshjes huazimi me Osasunën.