Milani kërkon me ngulm portierin italian, klubi i Serisë A bëhet pengesë për kuqezinjtë!
Siç u përfol disa kohë më parë. Milani është shumë afër transferimit të portierit italian, Marko Sportielo, i cili do të shërbejë si zëvendësues i Majk Menjas, me këtë të fundit që duket se ende nuk e ka marrë veten plotësisht.
Gjithsesi duket se Atalanta po i bën rezistencë klubit kuqezi, pasi ai është zëvendësuesi i Musos.
Kështu klubi bergamask nuk do të kërkojë që të humbasë një tjetër portier pa u mbyllur sezoni, duke ja bërë më të vështirë Milanit.